zoom

Lajme

Polonia i frikësohet Shqipërisë/ Lewandowski: Është kundërshtar i vështirë

Polonia i frikësohet Shqipërisë/ Lewandowski: Është kundërshtar i vështirë

Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, ka folur në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në kuadër të fazës “play-off” për Botërorin.

Sulmuesi theksoi se përballja me kuqezinjtë nuk do të jetë aspak e lehtë, duke e cilësuar Shqipërinë si një skuadër që gjithmonë hap probleme në fushë.

Në deklaratën e tij, Lewandowski u shpreh se në ndeshje të tilla vendimtare edhe një gol mund të bëjë diferencën, por kjo nuk e bën përballjen më të thjeshtë.

Ai kujtoi se Polonia ka pasur vështirësi në ndeshjet e mëparshme ndaj Shqipërisë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe, duke shtuar se për këtë arsye skuadra duhet të jetë maksimalisht e përqendruar.

“Të shënosh edhe një gol është e mjaftueshme. Nuk do ta krahasoja këtë ndeshje me atë të fundit kundër tyre. Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Ishte e vështirë jashtë fushe, por nuk ishte e lehtë në shtëpi. Shpresoj që të arrijnë në finalen e dytë”, deklaroi ai./ Zoom.al

Postime të lidhura