zoom

Lajme

Formacioni i Shqipërisë/ Surprizon Sylvinho, Muçi dhe Broja në stol

Formacioni i Shqipërisë/ Surprizon Sylvinho, Muçi dhe Broja në stol

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë përballë Polonia, në ndeshjen vendimtare të fazës “play-off” për Botërorin 2026, që zhvillohet në Varshavë në orën 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur tashmë formacionin zyrtar, duke sjellë disa surpriza të rëndësishme në repartin e sulmit.

Sipas vendimeve të stafit teknik, sulmuesit Ernest Muçi, Armando Broja dhe Anis Mehmeti nuk do të jenë pjesë e 11-shes titullare dhe pritet ta nisin ndeshjen nga stoli.

Në vend të tyre, repartin ofensiv e përbëjnë Hoxha, Bajrami dhe Uzuni, të cilët do të kenë detyrën të udhëheqin sulmin kuqezi në një ndeshje me shumë peshë për kualifikimin.

Pjesa tjetër e formacionit nuk ka ndryshime të mëdha, me ekipin që synon të ruajë balancën mes mbrojtjes dhe sulmit përballë një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë./ Zoom.al

Postime të lidhura