Aplikacion
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për përballjen e rëndësishme ndaj Polonisë, duke e cilësuar këtë ndeshje si vendimtare dhe shumë të vështirë për të dyja skuadrat.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes nga tifozët, duke i konsideruar ata një element kyç për ekipin kuqezi.
Sylvinho u shpreh se në një ndeshje 90-minutëshe mund të ndodhë gjithçka, ndaj skuadra duhet të minimizojë gabimet dhe të ruajë përqendrimin maksimal gjatë gjithë lojës.
“Tifozët janë forca jonë. Sa i përket ndeshjes në Tiranë, e shkuara ka kaluar. Ka qenë moment tjetër për të dyja ekipet. Do të jenë 90 minuta të rëndësishme dhe të vështira. Shpresoj për sa më pak gabime. Janë kushte të ndryshme për të dyja skuadrat. Siç e thashë edhe më herët, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë.
Keni të drejtë. Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë. E adhuroj mënyrën se si luan. E dua edhe klubin ku luan. Është i pabesueshëm në kuadratin e portës. Rreth tij, ai ka një skuadër që luan për të. Ai është një nga më të mirët. Sigurisht, duhet të kemi kujdes për të, por janë edhe shumë lojtarë të tjerë që duhet t’i shohim”, u shpreh Sylvinho./ Zoom.al