zoom

Art & Kulturë

Shpallet fituesi i “Festivalit të Këngës” 64

Shpallet fituesi i “Festivalit të Këngës” 64

Alis u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nan” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Edhe në sondazhin e Anabel, kënga e Alis u votua më shumë nga ndjekësit, me mbi 700 vota.

Kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, bashkuar me votat me SMS nga Shqipëria dhe Kosova.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndjekur nga Sheila me “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në vendin e katërt u pozicionua dueti i Fifit dhe Tiri Gjocit, “Rri”, dhe top 5-shja u plotësua me “Kur fjala mbaron” nga Vedat Ademi.

Eurovision Song Contest 2026 do të zhillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së JJ me këngën “Wasted Love” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më datat 12, 14 dhe 17 maj.

Postime të lidhura