zoom

Lajme

Neda Balluku kritika festivalit të RTSH-së: Shtatzënë prej vitesh e s’po lind. S’është Shkodra fest!

Neda Balluku kritika festivalit të RTSH-së: Shtatzënë prej vitesh e s’po lind. S’është Shkodra fest!

Neda Balluku ka reaguar ashpër ndaj festivalit të Këngës në RTSH dhe trajtimin e artistëve, veçanërisht atyre të rinjve.

Ajo u shpreh se festivali prej vitesh ka humbur funksionin e tyre krijues, duke i quajtur ato “shtatzënë prej vitesh”, por pa asnjë produkt të ri apo risi reale.

Sipas Ballukut, problemi kryesor qëndron në faktin se artistët e rinj nuk mund të konkurrojnë në të njëjtat kategori me emra të mëdhenj dhe të konsoliduar të muzikës shqiptare, duke e bërë garën të pabarabartë që në nisje.

“Nuk vlerësohen të rinjtë siç duhet dhe sidomos nuk u jepet vlera që meritojnë artistëve të konfirmuar”, shkruan ajo.

Në një tjetër reagim, Neda ndalet edhe te argumenti shpesh i përdorur se “konkurron kënga”, duke e kundërshtuar hapur këtë ide.

“Jo, nuk është argument ‘konkurron kënga’, kur këngët janë çdo vit e më drama”, thekson ajo

Balluku nuk kursen as ironinë kur përmend rikthimin e Galës, vajzës së Robert Aliajt, për herë të tretë brenda tre viteve në festival, duke e cilësuar këtë si të tepërt, pavarësisht dashamirësisë që ka ndaj tij, dhe duke sqaruar se artistja nuk është nga Shkodra.

Postime të lidhura