Aplikacion
Martesa mes Ogren Ballukut dhe Neda Ballukut ka marrë fund. Ata janë në dyert e gjykatave për të firmosur për divorcin.
Sot është zbardhur një pjesë nga dëshmia e Ogren Ballukut, që tregon për arsyet që po çojnë drejt divorcit.
Sipas tij, Neda Balluku ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe e ka ofenduar, së bashku me djalin e tyre.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.
“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”, është një pjesë nga dëshmia e Ogren Ballukut.
Ndërkohë, më datë 16 janar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës që ajo pretendon është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti Ogren Balluku./ Zoom.al