zoom

Lajme

Fundi i martesës 10-vjeçare, Neda dhe Ogren Balluku me marrëveshje divorci! Ja për çfarë janë dakordësuar

Fundi i martesës 10-vjeçare, Neda dhe Ogren Balluku me marrëveshje divorci! Ja për çfarë janë dakordësuar

Neda Balluku dhe Ogren Balluku janë rikthyer në qendër të vëmendjes së medias rozë pas publikimit të lajmit për divorcin e tyre, duke i dhënë fund një martese që ka zgjatur 10 vite.

Çështja është depozituar tashmë në sekretarinë e gjykatës me numër 17084, ndërsa shorti elektronik ka caktuar gjyqtaren Majlinda Dogga për shqyrtimin e kërkesë-padisë. Sipas Vip Magazine, çifti është paraqitur një marrëveshje e përbashkët divorci, në të cilën palët kanë rënë dakord për ndarjen e detyrimeve dhe pasojave që rrjedhin nga zgjidhja e martesës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Neda Balluku gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se marrëdhënia e tyre kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke pranuar se kriza ka qenë e pranishme prej kohësh.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania”, ku nisën edhe lidhjen e tyre të komentuar gjerësisht. Çifti u martua në vitin 2015, duke u konsideruar një nga historitë më të mira të dashurisë që dolën nga formati.

Postime të lidhura