zoom

Lajme

“Jetonim të ndarë”- Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, Neda: Fëmijët meritojnë të rriten të lumtur

“Jetonim të ndarë”- Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, Neda: Fëmijët meritojnë të rriten të lumtur

Neda Balluku ka folur për herë të parë publikisht lidhur me kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Ogreni, vëllai i Belinda Ballukut, e cila erdhi në një moment kur zv.kryeministrja është marrë e pandehur nga SPAK.

Ajo e ka cilësuar vendimin si të menduar gjatë dhe aspak impulsiv. E pyetur nëse divorci ishte një rastësi, Neda u shpreh se vendime të tilla kërkojnë shumë reflektim dhe kohë.

“Nuk e di kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime”, tha ajo në “Goca e Gra”.

Ndërsa shtoi se prej kohësh marrëdhënia nuk ka qenë e shëndetshme dhe se tashmë jetojnë të ndarë.

“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë, sepse do doja shumë ta menaxhoja këtë moment me privatësi. Prioriteti më i madh janë fëmijët”, theksoi ajo.

Në fund, Neda përcolli edhe një mesazh për fëmijët e saj: “Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të qeta mes prindërve. Fëmijët duhet të jenë të lumtur dhe të mbrojtur. Gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime.”

/Zoom.al

Postime të lidhura