zoom

Lajme

Kunatë me Belinda Ballukun/ Neda Balluku zbulon raportin me të

Kunatë me Belinda Ballukun/ Neda Balluku zbulon raportin me të

Neda Balluku foli si rrallë herë për raportin që ajo ka me kunetërit e saj, Belinda Balluku dhe Neli Demi.

Në studion e “Ftesë në 5”, Neda tregoi një vlerësim të madh që ka për të dy ata, duke shtuar se i sheh si modele e kërkon të mësojë si prej Belinda Ballukut, ashtu edhe prej Neli Demit.

Neda Balluku i konsideroi ata si motër e vëlla.

“Fjalët e mia janë një gotë ujë, të mbushur me dashuri. Një gotë ujë në detin e pafund që ata të dy kanë në karrierën e tyre dhe si yje në fushën e gjithsecilit. Vetëm dashamirësi, dashuri dhe krenari. Ata të dy janë njerëz të jashtëzakonshëm për mua, janë modele që unë përpiqem shumë t’i ndjek në jetën time. Ata nuk janë kunetër për mua, janë si motër e vëlla”./ Zoom.al

Postime të lidhura