Aplikacion
Një 67-vjeçar ka arritur pasi iu rrezikua jeta në plazhin e Velipojës.
Sipas informacioneve, pushuesi u nxor nga deti pa shenja jete, pa puls dhe pa frymëmarrje, duke ngritur dyshimet se mund të kishte pësuar arrest kardiak ose mbytje. Në ato momente vendimtare, vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, reagoi pa humbur kohë.
Ai e nxori 67-vjeçarin nga uji dhe i dha ndihmën e parë. Pas disa minutash përpjekjesh, i moshuari rifitoi frymëmarrjen dhe shenjat jetësore, duke bërë të mundur stabilizimin e gjendjes së tij.
Më pas, në vendngjarje mbërriti ekipi i Urgjencës, i cili e transportoi 67-vjeçarin drejt spitalit për trajtim të specializuar dhe ndjekje mjekësore./ Zoom.al
“Hipokrite, e cekët”, Blendi Gonxhja përplaset me Enxhi Nasufin për koncertin. Më pas fshin komentin



