zoom

Të gjitha

Shkak Bora? Opinionisti zbulon “krisjen” me Arbana Osmanin, më hoqi nga ndjekësit sepse…

Shkak Bora? Opinionisti zbulon “krisjen” me Arbana Osmanin, më hoqi nga ndjekësit sepse…

Arjan Konomi ka zbuluar së fundmi arsyen se përse Arbana Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve opinionistin.

Gjatë një videoje ‘Live’ në ‘TikTok’ teksa ishte nën shoqërinë e Cllevios dhe disa miqve të tjerë, ai tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram për shkak të një komplimenti që opinonisti ka bërë për Bora Zemanin. Të paktën kështu mendon ai.

Disa muaj më parë kur e gjithë vëmendja ishte tek Bora-Donald-Beatrix, Arjani e cilësoi Zemanin si një ndër prezantueset më të mira në Shqipëri.

Dhe mesa duket pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, ndërsa Konomi shprehej se ai e mban ende moderatoren dhe se këtë veprim nga ana e saj ia zbuluan ndjekësit e opinionistit.

Arjani ka pasur një raport të mirë me Arbanën për faktin se ai ka qenë opinionisti i “Big Brother” për disa vite dhe kjo deklaratë mund të jetë pritur aspak mirë nga prezantuesja./ Zoom.al