zoom

Aktualitet

Sherr në ish-Bllok, Nadir Çausholli dhunon me grushta një person. Procedohet penalisht nga policia

Sherr në ish-Bllok, Nadir Çausholli dhunon me grushta një person. Procedohet penalisht nga policia

Biznesmeni Nadir Çausholli është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas konfliktit të regjistruar paraditen e së hënës në zonën e ish-Bllokut.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 2 kanë nisur procedimin ndaj 48-vjeçarit për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, pas një përplasjeje që ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia bën me dije se konflikti nisi për shkak të montimit të një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar. Gjatë debatit, Çausholli dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin me iniciale M.L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, edhe vetë Nadir Çausholli ka paraqitur kallëzim në polici, duke pretenduar se është kanosur verbalisht nga 53-vjeçari gjatë të njëjtit konflikt.

Nadir Çausholli është pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”. Emri i tij është përmendur edhe më herët në hetimet që lidhen me një skemë të dyshuar mashtrimi me rimbursimin e barnave./ Zoom.al

Postime të lidhura