zoom

Lajme

Trump telefonon Infantinon: Kërkova rishikimin e kartonit të kuq

Trump telefonon Infantinon: Kërkova rishikimin e kartonit të kuq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me kartonin e kuq dhe pezullimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës 2026.

Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Trump tha se ndërhyrja e tij kishte si qëllim vetëm kërkesën për një rishikim të vendimit dhe mohoi të ketë ushtruar presion mbi kreun e FIFA-s.

“Gjithçka që bëra ishte të kërkoja një rishikim. Nuk i thashë se duhej ta ndryshonte vendimin”, u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar se sipas tij ndërhyrja e Balogun nuk përbënte faull.

Trump e përshkroi incidentin si një përplasje të rastësishme mes dy lojtarëve që po lëviznin me shpejtësi të lartë, duke shtuar se vendimi përfundimtar u mor nga një komision i pavarur, të cilin e cilësoi se kishte vepruar drejt.

Presidenti amerikan komentoi edhe punën e arbitrit të ndeshjes, duke ngritur dyshime mbi gjykimin e tij dhe duke u bërë thirrje gazetarëve të verifikojnë të kaluarën e zyrtarit të takimit.

Deklarata e Trump vjen një ditë pasi FIFA vendosi të shfuqizojë kartonin e kuq dhe pezullimin e Balogun, duke i hapur rrugën aktivizimit të tij në ndeshjen e fazës së 1/8-ave ndaj Belgjikës./ Zoom.al

Postime të lidhura