Aplikacion
Deputeti i PD-së, Flamur Noka është proceduar penalisht pas përplasjes me disa qytetarë jashtë QV në Vorë.
Noka, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike akuzohet për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ai u denoncua nga dy shtetasit me iniciale Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, të cilët akuzuan se i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme./ Zoom.al