zoom

Lajme

Tensione në Vorë/ Qytetarët akuzojnë Flamur Nokën: Na ke dërguar njerëz në shtëpi

Tensione në Vorë/ Qytetarët akuzojnë Flamur Nokën: Na ke dërguar njerëz në shtëpi

Një incident verbal është regjistruar në Vorë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një grup qytetarësh pranë një qendre votimi.

Gjatë debatit, Noka akuzoi hapur qytetarët se ishin paguar nga Partia Socialiste për të ndikuar votën e tyre.

Këto akuza u kundërshtuan ashpër nga qytetarët e pranishëm, të cilët e quajtën Nokën “mashtrues” dhe e akuzuan se kishte dërguar njerëz në banesat e tyre për t’i frikësuar.

“Një demokrat nuk e bën gishtin kështu,” tha një qytetare e irrituar, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk gjeni një qytetar të Vorës që të pranojë fjalët e tua. Ke sjellë njerëz te shtëpia ime të pish kafe e të më thuash mos voto.”

Tensioni u përshkallëzua kur një qytetar, që u identifikua si Bert Xhabafti, deklaroi: “Nuk ju dua, se keni vrarë njerëz dhe fëmijë. Kam ardhur nga jashtë me avion për të votuar.”

Përplasja është një nga episodet që kanë shoqëruar procesin zgjedhor në disa zona të vendit, ku janë raportuar tensione dhe ndërhyrje të padëshiruara në vullnetin e votuesve./ Zoom.al

Postime të lidhura