Aplikacion
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar nga Vora pas përplasjes mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një grupi qytetarësh pranë një qendre votimi.
Sipas Celibashit, situata i është raportuar edhe nga anëtarët e KZAZ në atë zonë, por ai tha se nuk është në dijeni të detajeve apo bazës mbi të cilën ndodhi konflikti.
“E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë. Nuk di të them mbi çfarë baze ka ndodhur ai konflikt,” – deklaroi Celibashi.
Ai theksoi rëndësinë që çdo keqkuptim apo incident të adresohet përmes institucioneve përkatëse dhe jo në ambientet e qendrave të votimit.
“Është më me shumë dobi që përfaqësuesit politikë t’i adresojnë këto në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sa më larg qendrave të votimit,” – shtoi ai.
Celibashi u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të shmangin tensionet dhe të mos ndikojnë në procesin zgjedhor./ Zoom.al