zoom

Lajme

Pas debatit të Flamur Nokës me qytetarët, KQZ përjashton të gjithë vëzhguesit në Vorë

Pas debatit të Flamur Nokës me qytetarët, KQZ përjashton të gjithë vëzhguesit në Vorë

Pas sherrit të Flamur Nokës me disa qytetarë në Vorë, KQZ ka marrë vendimin për revokimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27.

“Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave,”- thuhet në vendim.

Flamur Noka hodhi akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.

Pretendimet e deputetit të PD-së kanë sjellë tensione mes tij dhe qytetarëve që ndodheshin në qendrën e votimit.

Vendimi i KQZ:

REVOKIMIN E AKREDITIMIT TË VËZHGUESVE TË KZAZ-SË NR. 27 BASHKIA VORË, QARKU TIRANË, PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND, TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,

VENDOS:

  1. Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave..
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.

Postime të lidhura