Aplikacion
Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare nuk kanë munguar denoncimet në çdo zonë zgjedhore për patronazhistët.
Pretendohet se ata po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar. Zgjedhjet e sotme parlamentare janë shoqëruar me incidente dhe akuza për blerje votash.
Një rast i tillë është zbuluar në Bashkinë Kamzë, tek qendra e votimit “Kopshti i vjetër”, ku patronazhistët e PS-së pasi janë kapur me listë zgjedhësish në duar, raportohet se kanë sulmuar personin që i filmonte.
Njëra prej tyre është identifikuar si sekretarja e Rakip Sulit, kryetari i bashkisë së Kamzës.
“Ik se të zhduka fare. Plehër!”- shprehet Rajmonda Leçka, e cila ishte e shoqëruar me një police bashkiake./ Zoom.al