Aplikacion
SPAK po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit
“Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi”, thotë SPAK.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, nga qendrat e votimit u raportuan mjaft incidente shoqëruar edhe me arrestime në vendngjarje. 4 persona u arrestuan për fotografim të votës, ndërsa të tjerë për dyshime korrupsioni si dhe dhunë e konflikte verbale.