Aplikacion
Kur na ndanin vetëm pak minuta para ndeshjes, situata në stadiumin “Air Albania” u tensionua.

Tifozët polakë u përfshinë në sherr me kuqezinjtë, duke hedhur stola në drejtim të tyre.

Në momentin e sherrit, në fushë ndodheshin edhe futbollistët e Kombëtares, të cilët u detyruan të ndalojnë stërvitjen.

Për të ndaluar konfliktin e dhunshëm mes dy tifozerive u desh ndërhyrja e policisë, e cila vendosi kordon të dyfishtë.