Aplikacion
Një konflikt mes dy adoleshentëve është regjistruar sot rreth orës 13:30 në lagjen “Sinan Ballati” në Delvinë.
Sipas informacionit paraprak, në përplasjen mes dy të miturve, të moshave 15 dhe 16 vjeç, njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës.
I lënduari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, adoleshenti tjetër është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të miturve./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë



