Aplikacion
Një konflikt mes tre personave përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre në Pogradec.
Sipas informacionit të bërë publik nga policia, gjatë përplasjes një prej personave të përfshirë përdori mjete të mprehta, duke lënë të plagosur shtetasin me iniciale I.B., 52 vjeç. Ai ka marrë dëmtime në trup, por burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestua i dyshuari E.Ç., 34 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjes. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një thikë si dhe një palë gërshërë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit dhe janë marrë si prova materiale.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në përplasjen mes tre personave./ Zoom.al

