zoom

Aktualitet

Sherr në Maliq, çift i të rinjve bën për spital 45-vjeçarin

Sherr në Maliq, çift i të rinjve bën për spital 45-vjeçarin

Një konflikt fizik i ndodhur në zonën e Maliqit ka përfunduar me plagosjen e një 45-vjeçari dhe me nisjen e hetimeve ndaj dy të rinjve.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plasë, ku një 25-vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare, banues në fshatin Kamenicë të Korçës, dyshohet se janë përfshirë në një sherr me një burrë 45-vjeçar.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia bëri me dije se ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”. Deri më tani dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme./ Zoom.al

Postime të lidhura