zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Adoleshenti humb jetën papritur në shkollë

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Adoleshenti humb jetën papritur në shkollë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një adoleshent ka humbur jetën në mënyrë të papritur në ambientet e një shkolle të mesme.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:15, një 17-vjeçar, teksa ndodhej në palestër gjatë orës së aktivitetit fizik, është ndjerë papritur keq dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Të dhënat e para tregojnë se shkak i mundshëm i vdekjes dyshohet të jetë një arrest kardiak, megjithatë priten konfirmime zyrtare pas ekzaminimeve përkatëse./ Zoom.al

Postime të lidhura