zoom

Kosova

Ngjarje e rëndë/ 15-vjeçari humb jetën në shkollë

Ngjarje e rëndë/ 15-vjeçari humb jetën në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të papritur gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës.

Sipas informacioneve zyrtare, i riu është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukimit fizik të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites, duke alarmuar menjëherë stafin dhe shërbimet emergjente.

Adoleshenti është transportuar me urgjencë në qendrën spitalore të qytetit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes ndërsa trupi i adoleshentit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, të cilat pritet të përcaktojnë arsyen e vdekjes./ Zoom.al

Postime të lidhura