zoom

Lajme

Shembja e rrugës tek “Arra e Gurrës”, Rama në Korçë me helikopter

Shembja e rrugës tek “Arra e Gurrës”, Rama në Korçë me helikopter

Kryeministri Edi Rama mësohet se ka planifikuar një takim ditën e sotme në Korçë ku do të udhëtojë me helikopter për shkak të shembjes së rrugës tek Arra e Gurrës.

Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.

Rama raportohet se do të zbresë në stadiumin e qytetit. Aktualisht, në zonë ka prani të e forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilat kanë marrë masa sigurie në pritje të vizitës.

Vizita vjen në një moment kur disa prej akseve kryesore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit janë të bllokuara. Sipas informacioneve, kryeministri pritet të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, duke mos përdorur aksin Maliq–Gramsh–Elbasan, i cili aktualisht është i vetmi segment rrugor i hapur për qarkullim në këtë drejtim.

Qëllimi i vizitës është inspektimi i përfundimit të punimeve në Polin e Dijes.

Postime të lidhura