zoom

Aktualitet

Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve do të ndalohet deri në një njoftim të dytë. Masat janë marrë në koordinim me Policinë e Shtetit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve.

Përdoruesit e rrugës dhe operatorët e transportit u bëhet thirrje të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës. Autoriteti kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe thekson se masat e marra janë për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar:

NJOFTIM

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme./ Zoom.al

Postime të lidhura