Aplikacion
Një masiv i madh gurësh është shembur në aksin Librazhd-Përrenjas.
Masivet gjigande të gurëve kanë rënë nga lartësitë në aksin ku po punohet për hapjen e trasesë ku do të kalojë rruga e re, pjesë e Korridorit Tetë.
Rruga e re që po ndërtohet kalon paralel me atë ekzistuesen.
Nga rënia e gurëve është ndërprerë qarkulli ndërsa janë krijuar radhë kilometrike.
Shembja e masivit të gurëve ka bllokuar ambulancën duke bërë që i sëmuri te transportohet në këmbë me barelë.



