Aplikacion
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka komentuar këtë të martë situatën e krijuar nga shembja e aksit Librazhd–Përrenjas, e cila ka bllokuar të gjithë juglindjen e Shqipërisë.
Në një konferencë për mediat, Kozeli tha se shkak për shembjen e rrugës kanë qenë reshjet intensive dhe erozioni lumor, duke përjashtuar ndonjë ndikim nga gërryerjet e kryera përgjatë lumit Shkumbin nga disa kompani private.
Ai njoftoi se për të zgjidhur situatën do të ndërtohet një rrugë alternative.
Kozeli siguroi se aksi Librazhd–Përrenjas do të rikthehet në funksion të plotë sapo të sigurohet situata në terren.
“Në mbledhje u morën këto vendime:
Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.
Sistemimi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.
Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”, tha kreu i ARRSH-së.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari