zoom

Aktualitet

SKANDAL/ Shembet pista 190 mln euroshe Auto Moto Park në Elbasan. Rama e shiti si projekt të F1

SKANDAL/ Shembet pista 190 mln euroshe Auto Moto Park në Elbasan. Rama e shiti si projekt të F1

Një nga projektet më të shtrenjta infrastrukturore në vend, Auto Moto Park Elbasan, po shembet, para se të përfundojë ndërtimin.

Sipas pamjeve të bëra publike, asfalti në disa segmente të pistës paraqitet i çarë dhe i shembur pothuajse plotësisht, ndonëse nuk ka kaluar ende një vit nga inaugurimi i këtij investimi madhor.

Pamjet në terren tregojnë dëmtime të konsiderueshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe standardet e zbatuara gjatë ndërtimit.

Projekti u prezantua në mars të 2025-s nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.

“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama.

Sipas dokumenteve zyrtare, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë. 

Postime të lidhura