zoom

Aktualitet

Të izoluar prej ditësh, banorët përplasen me policinë për kalimin e urës në aksin Librazhd-Pogradec

Të izoluar prej ditësh, banorët përplasen me policinë për kalimin e urës në aksin Librazhd-Pogradec

Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në zonën e Dragostunjës, është përkeqësuar ditën e sotme, pasi ura që lidh dy anët e rrugës është e bllokuar dhe rrezikon shembjen. Shembja e pjesës së dherave përreth ka dëmtuar edhe shtyllën elektrike, duke vënë në rrezik furnizimin me energji për zonën.

Banorët e zonës, të detyruar të kalojnë urën për nevoja jetësore dhe për të lëvizur drejt qyteteve të afërta, janë përplasur me policinë, e cila ka penguar kalimin e tyre. Për shkak të bllokimit, shumë familje kanë mbetur të izoluar dhe nuk mund të përdorin rrugën për të arritur në punë, shkollë apo shërbime emergjente.

Policia ka vepruar duke kthyer banorët mbrapsht, ndërkohë që tensionet mes palëve janë rritur. Sipas banorëve, mungesa e përgjegjësisë nga autoritetet e bën situatën edhe më kritike, pasi askush nuk ka marrë masa për të siguruar një kalim të sigurt.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke paralajmëruar protesta nëse nuk zgjidhet problemi i urës së bllokuar./ Zoom.al

Postime të lidhura