Aplikacion
Kush udhëton nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas, paguan 300 lekë më shumë. Linjat e transportit rriten çmimin e biletës për shkak të shembjes së rrugës në Librazhd.
Autobusët e mikrobusët prej 5 ditësh po lëvizin në rrugën alternative, Gramsh-Maliq, e cila është një rrugë interurbane (ndërqytetase) me distancë më të gjatë si dhe me kthesa të shumta.
Bileta e autobusit në linjën Korçe-Tiranë ishte 700 lek ndërsa tashmë është bërë 1000 lek. Qytetarët ankohen për koston e lartë dhe të papërballueshme pasi për të bërë rrugën vajtje-ardhje duhet të shpenzojnë plot 2 mijë lek (20 euro).
Drejtuesit e autobusëve thonë se u detyruan të rrisin biletën prej konsumit të karburantit.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari


