Aplikacion
Aktorët e famshëm hollywoodian, Oscar Isaac dhe Ethan Hawke, parakaluan mbi tapetin e kuq me rastin e premierës londineze të serialit të tyre të ri, “Moon Knight”, e cila zuri vend në Muzeun Britanik.
Isaac luan rolin protagonist në serial, Steven Grant. Ai është një punëtor në një dyqan dhuratash në Muzeun Britanik, i cili e ka të vështirë t’i dallojë ëndrrat nga jeta reale.
Ndërkohë, Steven, mëson se ka identitet të dyfishtë dhe e ndan trupin e tij me mercenarin e shndërruar në superhero, Marc Spector. Këto dy identitete duhet të pajtohen, ndërkohë që përballen me një kërcënim mes perëndive egjiptiane.
I pranishëm në premierë ishte edhe ylli hollivudian, Ethan Hawke, tha: “Është eksperiencë unike ta shfaqësh premierën brenda muzeut dhe kësaj ekspozite të bukur, dhe të jesh i rrethuar me artefakte e figura egjiptiane. Në fillim, sheshin e xhirimit e ndërtuam pikërisht në këtë muze dhe nuk e di, më duket kaq e bukur gjithë kjo mitologji dhe gjithë këto artefakte, të cilat po e bëjnë premierën shumë më interesante”.
Seriali që i përfshinë gjashtë episode, “Moon Knight”, ka filluar transmetimin në platformën “Disney+” nga 30 marsi./L.K
/Zoom.al