zoom

Të gjitha

Një romancë e re në horizont ?! Semi dhe Ron Zaiti fotografohen në festivalin e famshëm

Semi Jaupaj ka qenë për disa kohë në qendër të vëmendjes së publikut dhe kjo pasi këngëtarja është mikesha e ngushtë e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Gjithashtu dhe dy këngët saj të dedikuara për çiftin të cilat kan arritur të kapin miliona shikime në ‘YouTube’  i  kanë dhënë një sukses të madh artistes.

Që pas përfundimit të “BBVIP” Semi ka publikuar tre projekte muzikore teksa tek ky i fundit ajo realizoi një bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti. Dyshja u panë shumë të afërt me njëri- tjetrin në klip sa fansat nisën aludimet se mes dyshes ka lindur diçka.

https://www.dailymotion.com/video/x8bfh3z

Së fundmi është zhvilluar festivali ‘UNUM’ në Shëngjin ku këngëtarja e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në InstaStory mirëpo të njëjtën gjë e ka bërë dhe Roni. Dyshja u panë shumë të afërt teksa këngëtari i kishte vendosur dhe dorën në bel Semit ndërkohë që po ecnin. Mos vallë mes dy artistëve ka nisur një romancë? Dhe pse kjo gjë nuk është konfirmuar ende, fansat e kanë pëlqyër shumë çiftin.? /L.K

/Zoom.al