zoom

Të gjitha

“Puthje dhe përqafime por deri në kufirin e miqësisë”/ Semi dhe Ron Zaiti sjellin projektin muzikor

Ashtu siç paralajmëruan prej disa ditësh, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj, kanë prezantuar projektin e ri muzikor. “All your lovin” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip. Teksti është shkruar nga Elinel, Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti, kurse këta të fundit u përkujdesën edhe për vijën melodike.

Producimi  është bërë nga Deard Sylejmani, i cili gjithashtu qëndron prapa të gjitha projekteve të grupit Moneyz. Videoklipi është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, Entermedia.

Dyshja duhet theksuar që janë shfaqur shumë të afërt në videoklip, ndonësë kanë dëshmuar se ruajnë një miqësi të mirë.  Kësaj here fansat janë fokusuar në jetën sentimentale të vetë Semi Jaupajt, pas publikimit të këngës “All your lovin.”

Kënga është bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Ron Zaiti, ndërsa edhe në videoklip dyshja shfaqen së bashku. Gjatë klipit, duke iu përshtatur edhe vetë këngës, Semi dhe Roni duke mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Megjithëse bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, dhe asgjë nuk është e konfirmuar sa i përket raportit mes dy artistëve./L.K

/Zoom.al