Aplikacion
Gjatë qëndrimit në BBV këngëtarja Semi Jaupaj është kritikuar në publik pasi aludohej se ajo ishte “pengesë” e historisë së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Pas daljes nga spektakli dhe historisë së tij brenda në shtëpi me Beatrixën , këngëtarja i dedikoi çiftit këngën e saj “Mos u kthe”.
Pak kohë më parë Semi ka rrëfyer në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj se teksti u frymëzua nga bëmat e Donaldit, duke iu referuar lidhjes që ai krijoi me Beatrix Ramosajn. “Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”– tha Semi.
Kujtojmë se dyshja Semi dhe Beatrix kanë patur një raport tepër të mirë gjatë qëndrimit në shtëpi. Miqësi kjo që mori fund me lidhjen e Donaldit me Beatrixën.
Komenti i një ndjekëseje në një foto të postuar nga Beatrix i ka tërhequr vëmendjen kësaj të fundit. Si duket Beatrix nuk e ka humbur këtë rast për ta hedhur një kunjë ndaj Semit në lidhje me ‘bëmat’ e Donaldit.
“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– shkroi komentuesja. “Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix duke e marrë kështu hakmarrjen e saj publike ndaj Semit./L.K
/Zoom.al