zoom

Të gjitha

“Mos u kthe… shko tek zemra tjetër”/ Kënga e Semit merr një tjetër formë në “Më lër të flas”

Në episodin e ri të “Më lër të flas duket se Donaldit i ka ardhur natyrshëm të përmendi ish-të dashurën, Bora Zemanin siç i vjen natyrshëm edhe të këndojë këngën e Semi Jaupajt.

“Gojët e liga” do thonë se ai thjesht po këndon këngën e tij sepse “Mos u kthe” është rreth historisë së tij dhe Borës. Gjatë një skeçi ata po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”.

Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”. Momenti u kaloi pa koment nga i vëllai që vazhdoi me numrin e humorit./L.K

/Zoom.al