zoom

Të gjitha

Tanimë nuk ka dyshime! Bora dhe Donaldi janë bashkë në Itali

Me kapele dhe kapuçë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë fotografuar sërish bashkë. Dhe pse nga çifti nuk ka pasur asnjëlloj konfirmimi deri më tani se janë bashkë, ata janë fotografuar përsëri duke bërë shopping.

“Revista Who” ka publikuar disa foto, ku Bora dhe Donaldi shihen të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja fotografohet bashkë pas ndarjes. Fillimisht ata u panë bashkë në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku të dy ishin të ftuar. Megjithatë, në atë kohë Dalina Buzi shprehu se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Dyshja u kapën mat në rrugët e Genovas me qese në duar.

Ata nuk kanë bërë ende një reagim të qartë në lidhje me të vërtetën e mesa duket, ribashkimit të tyre.

Ajo ka postuar në InstaStoryn e saj një selfie nga Italia dhe me këtë moderatorja u la të gjithëve të nënkuptojnë se po, kanë të drejtë. Zemani po pushon në Itali dhe nuk është vetëm./L.K

/Zoom.al