Aplikacion
Fituesi i “Oscar”, Sean Penn dhe aktorja austriliane Leila George kanë finalizuar divorcin. Çifti i njohur u lidhën fillimisht në vitin 2016 dhe më vonë u martuan në korrik 2020. George më pas bëri kërkesë për divorc në tetor 2021.
Natën e Vitit të Ri mbajtën gjyqin e tyre privat në mënyrë që të përshpejtonin procesin e divorcit përmes gjykatave të ngecura të Kalifornisë. Sean Penn shtoi:“Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë neglizhent.”61-vjeçari pohoi se nuk e ka tradhtuar kurrë aktoren australiane.

Kjo ishte martesa e tretë e yllit të “Milk”. Ai ishte më parë i martuar me Madonën nga viti 1985 deri në 1989 dhe aktoren e “House of Cards”, Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Wright, kanë dy fëmijë, Dylan dhe Hopper./L.K
/Zoom.al