Aplikacion
Për ato që nuk e dinë ende, Sara u shfaq në rolin e një stjuardese greke në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”, ku shkëmbeu një puthje në buzë me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian.
Blogerja foli në lidhje me këto skena dhe tha që është mësuar me puthje skenike, ndaj për të ishte e lehtë t’i puthte të dy.
Rudina: Me kë ishte më e lehtë të putheshe me Gentin apo me Amosin?
Sara Kolami: Me të dy, janë shumë të mirë që të dy.
Rudina: Cili ka qenë momenti, për ty më i vështirë ose skena që ke përsëritur disa herë, që nuk dilte siç e doje ti?
Sara Kolami: Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër. Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi, u shpreh ajo
Blogerja u shpreh se në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj dhe ishte xhirimet ishin shumë impenjative./L.K
/Zoom.al