zoom

Slider

Rumunët i provokuan me Serbinë, Vojvoda: Janë me fat që nuk është gjallë Adem Jashari, sepse…

Rumunët i provokuan me Serbinë, Vojvoda: Janë me fat që nuk është gjallë Adem Jashari, sepse…

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shfaqur shumë i zhgënjyer pas humbjes ndaj Rumanisë dhe thirrjeve të tifozëve rumunë. Ai tha se pritja nga rumunët ishte pa pikë respekti dhe në vitin 2023 s’ka mundësi të ndodhin këso gjëra.

“Të fusin brenda dhe të lënë të presësh 40 minuta dhe tët shajnë shtetin, për mua s’ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Jam shumë i zhgënjyer”.

“Këto gjëra nuk duhet të ndodhin sot, këto gjëra janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk duhet të lejohet të të shahet shteti. Familjet tona kanë derdhur gjak që të vijmë deri këtu dhe për të qenë të njohur si shtet, e në vitin 2023 midis Rumanisë tët shajnë si serb. Janë me fat që nuk është gjallë Adem Jashari, sepse ua kishte ***”, tha Vojvoda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Më pas, Vojvoda tha se ndërprerja e ndeshjes për disa minuta ndikon shunmë, teksa kritikoi edhe arbitrin në rastin e kartonit të kuq për sulmuesin Vedat Muriqin.

“Arbitri ndikoi shumë sepse i dha Vedatit dy kartonë të verdhë dhe të luash 70 minuta me 10 lojtarë është shumë e vështirë. Ndikoi fizikisht dhe në shumë gjëra. Në fillim i patëm disa raste, por loja ndryshoi pas pezullimit dhe pastaj kur mbetesh me 10 lojtarë është ndryshe. Gabimi ishte tek arbitri pasi duhej të ndalonin ndeshjen”, tha ai. /zoom.al/