zoom

Lajme

“Rrini të vëmendshëm”, Çim Peka publikon foto me Arben Ahmetajn, paralajmëron një tjetër intervistë me ish-zëvendëskryeministrin

“Rrini të vëmendshëm”, Çim Peka publikon foto me Arben Ahmetajn, paralajmëron një tjetër intervistë me ish-zëvendëskryeministrin

Gazetari Çim Peka ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Pas kursit të parë të gjermanitesh. Rrini të vëmendshëm”,- ka shkruar gazetari krahas fotos me ish numrin dy të qeverisë, të cilët shihen të dy të ulur në divan.

Si duket gazetari ka zhvilluar një intervistë me ish zëvendëskryeministrin e qeverisë Rama. Në të kaluarën, Ahmetaj ka zgjedhur emisionin e gazetarit për të bërë deklarata të forta mbi zhvillimet politike dhe çështjet që lidhen me hetimet ndaj tij./ Zoom.al