zoom

Slider

Ronaldo padit ish-klubin për 19 mln euro, por një dokument shpëton “Zonjën”

Ronaldo padit ish-klubin për 19 mln euro, por një dokument shpëton “Zonjën”

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit tani duket se është shkatërruar në mënyrë të pariparueshme.

Pas implikimeve të njohura për rastin e dokumentave “sekrete” të Fabio Paraticit, sulmuesi i Al-Nassr ka vendosur të padisë klubin e Juventusit duke u mbështetur drejtpërdrejt në Bordin e Arbitrazhit Coni, i thirrur për të zgjidhur problemet mes lojtarëve dhe klubit.

Avokatët e futbollistit portugez i kanë kërkuar kompanisë së kryesuar nga Gianluca Ferrero 19 milionë euro të përfshira në buxhetin e pagave të vitit 2021.

Në Juventus, megjithatë, çështja nuk shkakton shqetësim sepse, siç u njoftua nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Torinos, marrëveshjet do të ishin respektuar, përfshirë ato në “aktet private” të famshme me rikuperimin e tre nga katër pagesat mujore që lojtarët kishin hequr dorë gjatë urgjencës së Coronavirus.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport” Cristiano Ronaldo nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje të këtij lloji, duke hequr dorë nga çdo mundësi për të rikuperuar pagat e prapambetura.

Edhe pse në dokumentin e famshëm i firmosur nga Giorgio Chiellini dhe Andrea Agnelli përfshihen një seri me futbollistë, aty është edhe CR7.

Dokumentet e paraqitura në Kolegjin e Arbitrazhit nga sulmuesi portugez janë të gjitha të pavlefshme sepse kanë të bëjnë me Hetimin Prisma, i cili, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ka kaluar në duart e Prokurorisë së Romës, e cila ende nuk ka shqyrtuar të gjithë materialin e mbledhur më parë.

Së fundi, për të mbyllur çështjen do të kishte një dokument të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo në ditët e fundit të merkatos së verës 2021, në të cilin portugezi deklaroi se ai nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventusin dhe se klubi nuk i kishte asnjë detyrim.

Ndërkohë që presim hapat e rinj në histori, duket se nuk ka më asnjë mundësi për të gjetur një ribashkim të ardhshëm mes Ronaldos dhe skuadrës bardhezi. /zoom.al/