Aplikacion
Aktori i njohur, Robert Morse ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Fitues i çmimeve “Tony” dhe “Emmy” la pas një karrierë si në skenë ashtu edhe në ekran, duke punuar vazhdimisht për 6 dekada.
Roli i tij si Bertram Cooper për 74 episode, i dha atij 5 nominime “Emmy” gjatë 8 viteve të transmetimit. Morse ka fituar edhe një çmim tjetër për aktorin më të mirë “Tony” si Truman Capote në shfaqjen “Tru” të vitit 1990.
Nga ana tjetër për po të njëjtin rol ai nderua me një çmim Emmy për aktorin kryesor në një serial me pak episode. Morse ka lënë pas gruan e tij Elizabeth Roberts dhe 4 fëmijët e tij – Charlie, Robin, Hilary dhe Andrea./L.K
/Zoom.al