Aplikacion
Ajo njihet si një nga protagonistet më të komentuara të emisionit “Përputhen”. Është fjala për ish-konkurrenten, Ina Kollçaku. Së fundmi, Ina ka publikuar një video në rrjetin e saj në “TikTok” ku fton të gjitha vajzat që të tradhtojnë të dashurin e tyre:
“Vajza, një rikujtesë miqësore… mos e lini të dashurin tuaj t’ju ndalojë së gjeturi dashurinë e vërtetë të jetës suaj”,
Reagimet ndaj kësaj videoje kanë qenë të shumta dhe sqarimin e bëri vetë Ina nëpërmjet një lidhje në “Skype” për “Abc e Mëngjesit” duke treguar se si qëndron e vërteta e këtij mesazhi.
Ajo theksoi se kjo video mund të këtë qenë si një tendencë për të prekur situatën e vajzës nga Librazhdi që u kap duke tradhtuar të fejuarin dhe më pas u dhunua nga të dy prindërit e tij.
“Unë bëra një video në TikTok që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit. Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë tronditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm titullin dhe e kanë marrë ashtu”, tha ndër të tjera ajo./L.K
/Zoom.al