zoom

Bota

Putin fton Zelenksyn në Moskë: Takohemi për paqe

Putin fton Zelenksyn në Moskë: Takohemi për paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar Moskën si vendin ideal për një takim me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Herën tjetër në Moskë,” ishin fjalët e fundit të Putin në samitin e Alaskës me Trump, sipas mediave italiane.

Ndërkaq, Zvicra ka shprehur gatishmërinë për të pritur në territorin e saj Presidentin rus për një takim paqësor me Presidentin ukrainas — pa e arrestuar, përkundër ekzistencës së një urdhërarresti ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili theksoi që ekziston prej kohësh një kornizë ligjore që parashikon imunitet për persona me urdhërarrest, por vetëm nëse vijnë për marrëveshje paqeje dhe jo për arsye private./ Zoom.al

Postime të lidhura