zoom

Bota

Putin takim kokë më kokë me Zelensky?

Putin takim kokë më kokë me Zelensky?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po punon për të organizuar një takim midis udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë mbi luftën në Ukrainë.

Trump shkroi në mediat sociale se e kishte diskutuar planin me Putinin në një telefonatë gjatë negociatave të tij me Zelenskyn dhe disa udhëheqës evropianë.

Trump shtoi se pas një samiti Putin-Zelensky, ai do t’u bashkohej dy udhëheqësve për një takim trepalësh.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky brenda dy javëve të ardhshme gjatë telefonates.

Vendndodhja e atij takimi nuk është përcaktuar ende, u tha Merz gazetarëve të hënën në mbrëmje.

Ai shtoi se një samit i tillë duhet të përgatitet mirë, por tha se nuk e di nëse Putini do të “kishte guximin” të merrte pjesë në një samit të tillë./Zoom.al

Postime të lidhura