Aplikacion
Sapo u zhvillua një takim dypalësh dukshëm më miqësor midis presidentit Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, krahasuar me përplasjen që ndodhi mes tyre në të njëjtën dhomë në muajin shkurt.
Të dy liderët qeshën në disa momente, teksa diskutuan mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Një përmbledhje e disa prej pikave kryesore nga takimi në Zyrën Ovale:
Në fillim të takimit, Zelensky i dorëzoi personalisht një letër nga bashkëshortja e tij, Olena Zelenska, gruas së Trump-it, Melania Trump, për ta falënderuar për përpjekjet e saj në kthimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur në Rusi.
Trump tha se SHBA-të do t’i ofrojnë Ukrainës “mbrojtje shumë të mirë”, por nuk sqaroi nëse kjo garanci do të udhëhiqet nga NATO apo do të përfshijë një format tjetër të përfshirjes amerikane.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se nuk beson më se është i domosdoshëm një armëpushim për të përfunduar luftën, duke ndryshuar qëndrim nga pozicioni i tij i mëparshëm përpara bisedimeve me Putinin të premten.
Trump konfirmoi se planifikon të flasë me Putinin më vonë gjatë ditës, pas takimit me Zelensky-n dhe liderët europianë, të cilët ndodheshin në një dhomë tjetër në pritje.
Kur u pyet se çfarë garancish kërkon nga SHBA-të, Zelensky u përgjigj se i duhet “gjithçka”, përfshirë pajisje ushtarake dhe informacion të inteligjencës.
Në një moment më të lehtë gjatë takimit, një gazetar i bëri një kompliment Zelensky-t për veshjen, i njëjti gazetar që e kishte kritikuar për pamjen e tij në shkurt.