zoom

Bota

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me kostum të zi/ Trump: S’mund ta besoj, më pëlqen shumë

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me kostum të zi/ Trump: S’mund ta besoj, më pëlqen shumë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ajo që bie në sy është veshja e tij, e cila ndryshe nga hera e fundit, është më serioze dhe ceremoniale.

Zelnsky mesa duket ka ndjekur ”këshillat” për tu paraqitur me kostum në takim, dhe jo si herën e fundit me bluzë ushtarake.
Madje kostumi i Zelenskyt ka tërhequr edhe vëmendjen e Trump i cili e ka komplimentuar.

“Nuk mund ta besoj, më pëlqen shumë”, tha Trump, duke treguar kostumin e zi të Zelensky-t ndërsa u përshëndetën në Shtëpinë e Bardhë.