Aplikacion
Lily Rose Depp dalëngadalë po fiton njohje në botën e kinemasë. Ajo është vajza e të Johnny Depp. Tani të gjithë po flasin për të në Hollyëood. Të gjithë e dinë që talenti i saj në aktrim është shumë i afërt me atë të babait, edhe ai vetë ndihet krenar që e ka vajzë.
Po, e megjithatë, Lily Rose Depp duket se është një vajzë thellësisht melankolike, por trishtimi enigmatik që mund të rrezatojë nga sytë e saj e bën atë një nga vajzat më simpatike të shoëbizit ndërkombëtar.
Fëmija i madh dhe vajza e vetme e aktorit Johnny Depp dhe këngëtares franceze Vanessa Paradis, ajo dalëngadalë po fiton njohje në botën e aktrimit. Aq shumë i pëlqen sa braktisi edhe shkollën në moshën 16-vjeçare.
Ajo luajti për herë të parë së bashku me të atin në komedinë “Yoga Hosers” në 2014, në 2016 Isadora Duncan në “Planetarium” dhe në 2019 “Mbreti”, ndërsa u nominua për César Awards.
Ajo është një aktore që përveç lidhjeve të të atit, ka një talent të mirëfilltë aktrimi, është një perëndeshë e ekranit dhe kjo është parë që në moshë shumë të vogël.
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba